Google ADS

Avokati i Popullit nuk ka marrë ende vendim për Valdete Dakën

10:31 | 18 Nëntor 2021
S D

Përkundër raportimeve në lidhje me mos dërgimin e kërkesës së ish kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit, nuk qëndron, shkruan arbresh.info.

Arbresh.info merr vesh se Avokati i Popullit akoma nuk ka vendosur lidhur me çështjen e mos dërgimin kërkesën e Valdete Dakës në Kushtetuese.

Kujojmë se gjatë ditës ka reaguar e Valdete Daka e cila ka thënë se Avokati i Popullit ka marrë anën e më të fortit.

Ndryshe në kërkesë që Daka i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, thuhej se vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e mandatit si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është jo kushtetues dhe i paligjshëm dhe se ka shkelur të drejtat dhe liritë personale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme