Avokati i Popullit ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin e vdekjes së 4 vjeçares nga Gjakova në QKUK.
Me anë të një komunikate, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin lkidhur me rastin, shkruan Arbresh.info.
“E drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës. Të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën.”, thuhet në njoftim.
Më tej, Avokati i Popullit u ka bërë thirrje institucioeneve që të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme.
“Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Pos hetimeve, Avokati ka premtuar edhe monitorim që të sigurojë që të gjitah institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj./Arbresh.info/
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Spitali i Gjakovës pas raportimeve për vdekjen e një vajze 4-vjeçare e cila fillimisht ishte trajtuar në këtë spital.rasti fillimisht ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë.
“Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë, në lidhje me raportimet për trajtimin e fëmiut (4 vjeçar), fillimisht ju njofton se me datë 16 shkurt 2024, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare, për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me Pediatrin, Ortopedin dhe Kirurgun , fëmija ndalohet për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirugjisë”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje thuhet se, nga sptitali kanë ofruar të gjitha dokumentet e kërkuar nga Policia dhe Prokuroria.
LEXO EDHE:
Reagime pati edhe nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) i cili ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.
LEXO EDHE:
Vdekja e 4 vjeçares nga Gjakova, reagon Koalicioni i OJQ-së për Mbrojtjen e Fëmijëve
Ndërkaq, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK u shpreh se kjo ka të bëj me një menaxhim jo të mirë të rastit, teksa ka kritikuar rëndë sistemin shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdekja e 4 vjeçares nga Gjakova, reagon Shoqata e të Drejtave të Pacientëve
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...