Avokati i Popullit ka reaguar rreth raportimeve të fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës.
Ky institucion ndërmjet një reagimi ka kërkuar që këto ngacmime të trajtohen me urgjencë nga organet e drejtësisë.
“Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e përshtatshme për parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë efektive dhe me urgjencë”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
Reagimi i plotë:
Avokati i Popullit është jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik të Prishtinës. Shqetësime të tilla të shprehura edhe më herët nga studentët në takime e në aktivitete promovimi të të drejtave të njeriut me Institucionin e Avokatit të Popullit.
Ngacmimet seksuale nuk duhet të tolerohen, kërkohet reagim institucional, kërkohet po ashtu debat i hapur publik për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, sidomos të vajzave e të grave që rastet e tilla t’i raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Kjo çështje kërkon masa efikase në reagim për të rritur besimin në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, me qëllim që kjo dukuri në asnjë rast të mos mbetet pa u ndëshkuar.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se secili person e ka të drejtën e respektimit të integritetit fizik të tij/saj, si një prej të drejtave më të rëndësishme personale të njeriut, e cila ngërthen në vete detyrimet pozitive për shtetin për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të përshtatshme për ta mbrojtur pacenueshmërinë e tij/saj.
Legjislacioni në Republikën e Kosovës përfshin një numër të madh aktesh normative-juridike, të cilat rregullojnë dhe adresojnë çështjen e ngacmimeve seksuale. Kodit Penal i Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 183, i ka përcaktuar dhe sanksionuar ngacmimet seksuale si vepra penale. Për më tepër, ngacmimi seksuale përben shkelje të të drejtave të njeriut dhe mund të ketë pasoja të rënda për personin që është viktimë.
Është detyrë jona të ndërhyjmë dhe t’i mbrojmë viktimat e ngacmimit seksual duke u ofruar mbështetje dhe duke i njoftuar autoritetet përkatëse kompetente për këto sjellje të papërshtatshme, të cilat ushtrohet nga personat e caktuar me qëllim të përfitimit seksual, të cilët krijojnë ndjesinë e të qenët i pafuqishëm përballë tij/saj.
Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e përshtatshme për parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e këtyre rasteve në mënyrë efektive dhe me urgjencë./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%