Avokati i Popullit,Naim Qelaj, në përmbushje të mandatit që ka është duke ndjekur me vëmendje procesin për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ai vlerëson rëndësinë që kanë zgjedhjet brenda një sistemi demokratik dhe thekson se procesi zgjedhor për të qenë i pakontestueshëm duhet të jetë i mbështetur fuqishëm mbi parimet dhe garancitë që i kanë vendosur Kushtetuta dhe ligjet e vendit, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit, transmeton arbresh.info.
Me këtë rast, Avokati i Popullit i bën thirrje partive politike që të zbatojnë dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, përkatësisht, nenit 6 dhe nenit 14 të ligjit, në listat e kandidatëve për deputet që të respektohet barazia gjinore, respektivisht përfaqësimit prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini.
Avokati i Popullit duke marrë parasysh reagimin e publikut lidhur me vendimin Nr. 42-2021, të datës 11 janar 2021, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrimin për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës, thekson se procesi i verifikimit të aplikacioneve është i domosdoshëm për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor.
Megjithatë, e drejta për të zgjedhë është një e drejtë e garantuar për secilin person që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor. Përderisa ligji garanton të drejtën për të zgjedhë jashtë vendit, është detyrim i shtetit që procesi zgjedhor të organizohet në mënyrë të mirëfilltë në praktikë ashtu që të mundësohet që zhvillimi i këtij procesi të jetë i drejtë dhe demokratik, duke mundësuar përfshirje sa më të madhe të qytetarëve me të drejtë vote.
Prandaj, është e domosdoshme që KQZ të evitojë çfarëdo veprimi i cili do të mund të kufizonte esencën e së drejtës për të zgjedhë të votuesve jashtë Kosovës, të garantuar me kornizën ligjore të vendit.
Avokat i Popullit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partive politike që të kenë parasysh situatën e krijuar nga pandemia Covid – 19, dhe gjatë aktiviteteve që ndërlidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021, të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e IKSHP-së dhe masat e vendosura nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë COVID-19./Arbresh.info
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...