Kjo masë e përkohshme është vendosur ndaj vet ZRrE-së, e cila më pastaj mund të vendosë nëse do t’i përmbahet të njëjtës, ose në të kundërtën Avokati i Popullit e dërgon rastin në Gjykatën kompetente.
Kërkesat për pezullim apo shtyrje të zbatimit të vendimeve ndaj institucioneve, Avokati i Popullit i merr zakonisht në rastet kur ka dyshime se është cënuar interesi publik nga institucionet përkatëse.
Gjithashtu, kjo masë mund të mbetet në fuqi deri në shqyrtimin meritor të ligjshmërisë së vendimit në fjalë.
Buletini Ekonomik ka siguruar një kopje të kësaj mase, e cila pritet t’i dërgohet sot Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE). Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë më datë 11 prill 2025 ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike në Kosovë për 16.1% më të larta për të gjithë konsumatorët në vend.
Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16.1%, kanë nxitur reagimin e qytetarëve si para marrjes së vendimit, ashtu edhe pas miratimit të tarifave të reja. Si në shenjë pakënaqësie për këto propozime të ZRrE-së, për disa ditë u mbajtën protesta nga qytetarët në Prishtinë për të kundërshtuar rritjen e tarifave të energjisë.
Parandalohet kontrabanda me mallra në fshatin Junake të Zubi...
Pranohen në prova raporte ndërkombëtare në rastin ndaj ish-k...
Pjesëtarët e Policisë në Gjakovë dhurojnë gjak
Zyrtare: Sami Boroci është drejtori i ri sportiv i Malishevë...
Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm p...
Qeveria publikon agjendën e aktiviteteve për shënimin e 26-v...