Avokati i Popullit kërkon të anulohet kriteri diskriminues i përcaktuar në pikën 13 të Konkursit për studimet e doktoratës të UP-së, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, që: “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP”.
Avokati i Popullit konstaton se UP-ja në mënyrë të drejtë, por me vonesë, i është adresuar Agjencisë Kundër Korrupsionit, si organ përgjegjës për vlerësimin e dilemës për konflikt interesi.
Avokati i Popullit, duke iu referuar argumenteve të lartpërmendura, me qëllim të përmirësimit të punës së UP-së dhe për ta parandaluar diskriminimin e mëtutjeshëm ndaj parashtruesve të ankesës, i rekomandon Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të krijojë politika të përshtatshme për të parandaluar urgjentisht çdo praktikë që paraqet trajtim të pabarabartë me rastin e publikimeve të konkurseve publike të tilla, shkruan arbresh.info.
‘Ta anulojë kriterin diskriminues të përcaktuar në pikën 13 të Konkursit për studimet e doktoratës të UP-së, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, që: “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP. Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit./arbresh.info/
Reagimi i Avokatit të Popullit:
Avokati i Popullit në zbatim të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore, publikoi raportin me rekomandime në ankesat e parashtruara nga ankuesit në lidhje me diskriminimin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Raporti me rekomandime ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përkitazi me kriterin e parashikuar nga UP-ja në konkursin për pranimin e kandidatëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2020/2021, i datës 9 shtator 2020, me nr.prot.2/262, konkretisht në pikën 13, që përcakton: “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP. Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse”.
Avokati i Popullit, në bazë të nenit 16.1 të Ligjit nr.05/L-019 për Avokatin e Popullit, më 6 nëntor 2020, përmes postës elektronike, ka pranuar ankesën e ankuesve: z. Vegim Vula, znj. Zana Dragidella, A.645/2020, të cilët kanë pohuar se janë kandidatë për studime të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë, Programi Stomatologji; si dhe të ankuesit z. Ardi Ahmeti, A.nr.650/2020, i cili ka pohuar se është kandidat për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik (më tej: ankuesit), parashtruar kundër UP-së përkitazi me diskriminim në konkursin publik, i shpallur më 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262.
Avokati i Popullit konstaton se pika 13 e Konkursit për studimet e doktoratës, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, përbën diskriminim.
Avokati i Popullit konstaton se ankuesit në rastin konkret janë kandidatë për doktoratë, janë fëmijë dhe të afërm të profesorëve në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Mjekësisë në UP, megjithatë ata duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në raport me kandidatët e tjerë. Trajtimi i pabarabartë përbën një praktikë në kundërshtim me konceptin e barazisë para ligjit, i përcaktuar me nenit 24 të Kushtetutës.
Avokati i Popullit konstaton se UP-ja në mënyrë të drejtë, por me vonesë, i është adresuar Agjencisë Kundër Korrupsionit, si organ përgjegjës për vlerësimin e dilemës për konflikt interesi.
Avokati i Popullit, duke iu referuar argumenteve të lartpërmendura, me qëllim të përmirësimit të punës së UP-së dhe për ta parandaluar diskriminimin e mëtutjeshëm ndaj parashtruesve të ankesës, i rekomandon Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të krijojë politika të përshtatshme për të parandaluar urgjentisht çdo praktikë që paraqet trajtim të pabarabartë me rastin e publikimeve të konkurseve publike të tilla.
Ta anulojë kriterin diskriminues të përcaktuar në pikën 13 të Konkursit për studimet e doktoratës të UP-së, i datës 23 tetor 2020, me nr.prot.2/262, që: “Kandidatët i nënshtrohen parimit të ndalimit të konfliktit të interesit sipas legjislacionit në fuqi, Kodit të Etikës dhe Udhëzuesit për Parandalimin e Konfliktit të interesit të Këshillit të Etikës në UP. Në mënyrë të veçantë, do të konstatohet që ekziston konflikt i interesit nëse kandidati/kandidatja ka në lidhje të drejtë gjaku një apo më shumë anëtarë të personelit akademik të njësisë akademike përkatëse”.
UP-ja në të ardhmen dilemat e tilla për vlerësim të konfliktit të interesit t’i adresojë pa zvarritje në institucionin përgjegjës për vlerësimin e konfliktit të interesit – Agjencisë Kundër Korrupsionit, si organ përgjegjës.
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...