Institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar nga mediat që të mos e bëjnë publike identitetin e personave që janë në karantinë.
Shkrimi i plotë:
Avokati i Popullit kërkon nga mediat që mos të publikojnë emrat e personave në karantinë
Prishtinë, 04 prill 2020 –Avokati i Popullit ka pritur me shqetësim publikimin e disa lajmeve nga portale që kanë publikuar lista me tabela që përmbanin emra dhe mbiemra, e shumë informata tjera, për personat që janë urdhëruar të izolohen në karantinë për shkak të koronavirusit.
Këto publikime bien në kundërshtim me shumë norma juridike dhe po ashtu në disa rregullore që i dedikohen vet-rregullimit të mediave. Kushtetuta e Kosovës e rregullon shumë mirë këtë çështje e në veçanti neni 36 [E Drejta e Privatësisë], Ligji Nr. 06/L-082 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligji Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, dhe Ligji Nr.2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor.
Avokati i Popullit i drejtohet portaleve që të largojnë këto lajme në mënyrë që mos të ri-publikohen nga portalet e tjera. Po ashtu, Avokati kërkon nga mediat dhe gazetarët që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e të dhënave personale të personave në vetë izolim, karantinë, të diagnostifikuar me Covid 19, dhe të hospitalizuar, përveç ato që jepen me pëlqimin e personit.
Mediat janë duke luajtur një rol të madh në këtë mes duke dërguar gazetarë po ashtu deri në vijën e parë të frontit për të shpërndarë informacionet e duhura për publikun. Mediat kanë edhe obligimet e veta për të përmbushur sipas Kodit Etik dhe dokumenteve tjera vet-rregulluese.
Avokati nënvizon rekomandimet e fundit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) për të gjitha mediat rreth raportimit të tyre mbi situatën me COVID-19.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...