Në Kosovë Avokati i Popullit u kërkoi të premten autoriteteve pajisjen me dokumente personale të shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, që janë shpërngulur në territorin e Kosovës.
Në një raport të avokatit thuhet se “një numër i madh i qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovë, për arsye të sigurisë, aspektet sociale, ekonomike e të tjera. Një pjesë e tyre, në mungesë të dokumenteve personale, për kohë të gjatë, janë duke u përballur me çështjen e mungesës së statusit për qëndrim ligjor, pa shtetësi efektive dhe dokumente personale identifikimi brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
Avokati i Popullit e konsideron shqetësuese këtë gjendje që shton “vështirësitë në realizimin e një jete normale dhe gëzimin e të drejtave elementare, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, në raportin e Avokatit të Popullit theksohet mes tjerash se që nga viti 2001, rreth 3 mijë e 500 shqiptarë etnik nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, janë zhvendosur në Kosovës dhe nuk kanë status të zgjidhur ligjor.
Ata nuk mund të marrin dokumente nga Serbia për shkak të një ligji të vitit 2011 që u lejon autoriteteve serbe të fshijnë emrat e tyre nga regjistrat lokal.
Një numër i shqiptarëve nga ajo zonë qenë zhvendosur gjatë dhe menjëherë pas konfliktit ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe, që mori fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar./koha.net/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...