Avokati i Popullit kërkon barazi gjinore në zgjedhjet lokale (VIDEO)

10:48 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Avokati i Popullit i Kosovës, Hilmi Jashari ka kërkuar nga subjektet politike në Kosovë që të zbatojnë Ligjin për Barazi Gjinore, i cili siç tha, kërkon që partitë politike të kenë pjësëmarrje të balancuar të dy gjinive në listat zgjedhore.

Jashari tha gjatë lansimit të Komentarit për Barazi Gjinore se sistemi ligjor në Kosovë është i paharmonizuar, shkruan arbresh.info.

“Institucioni i Avokatit të Popullit do të vazhdoj të promovoj dhe avokoj sidomos për Ligjin për Barazi Gjinore dhe një situatë të tillë e patëm në zgjedhjet e 11 qershorit lidhur me pjesëmarrjen e gruas në zgjedhje, në listat zgjedhore, sepse neni 14 i këtij Ligji obligon partitë politike që në listat zgjedhore të kenë pjesëmarrje 50-50. Shpresoj që në zgjedhjet lokale partitë politike ta zbatojnë fuqishëm këtë ligj”, ka thënë Jashari./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1538722279526192/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme