Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka marrë përgjigje nga Avokati i Popullit pas parashtrimit të ankesës për mospërfshirjen e kategorive të lirisë në pakon emergjente qeveritare.
Ai ka njoftuar se Avokati i Popullit do t’i hetojë shkeljet në këtë vendim të Qeverisë Kurti.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar familjarë të Dëshmorëve dhe bashkëluftetarë.
Me kënaqësi kam pranuar njoftimin nga Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, se ankesa ime për mospërfshirjen e kategorive të lirisë në pakon emergjente qeveritare do të SHQYRTOHET dhe SHKELJET e paraqitura nga unë, do të HETOHEN.
Unë do të vazhdoj deri në fund luftën që kategoritë e lirisë ta ndjejnë dorën e shtetit dhe të gëzojnë përkrahjen e tij.
Ndërkohë, Avokatit të Popullit i urojmë punë të mbarë dhe ka bashkëpunimin tim të plotë për këtë çështje.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030