Avokati i Popullit Hilmi Jashari në një intervistë për lajmi.net ka thënë se do t’i pranojnë në takim familjarët e të dënuarve në rastin e njohur si “Kumanova”, që u dënuan 16 kosovarë.
Ai ka thënë se do të bashkëpunojë me Avokatin e Popullit të Maqedonisë për ta vërtetuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.
Lajmi.net ju sjellë një pjesë të intervistës ku Jashari flet për rastin e njohur si “Kumanova”, ndërsa nesër do ta sjell intervistën e plotë.
A janë ankuar familjarët e të dënuarve të rastit Kumanova?
Hilmi Jashari: Jo, nuk kemi pasur ndonjë rast. Do t’i pranojmë nëse kërkojnë takim. Nuk mund të prononcohem për rastin e tyre, sepse nuk kemi pasur një kërkesë. Në situata të tilla Avokatët e Popullit bashkëpunojnë, për ta vërtetuar nëse ka pasur shkelje të drejtave të njeriut, prandaj në këto situata ndoshta veprimi i parë, po e them hipotetikisht, kur unë do të kërkoja nga homologu im që t’i nis hetimet për ndonjë pretendim eventual.
Tash për tash nuk do të nisni ndonjë procedurë për këtë rast?
Hilmi Jashari: Jo pa pasur ndonjë ankesë, sepse flasim me hamendësim
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK