Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me videot e publikuar në Prishtinë e Gjilan ku shihet dhuna ndaj fëmijëve nga moshatarët e tyre.
Sipas këtij institucioni dhuna ndaj dhe në mes të fëmijëve është e patolerueshme.
“Të gjitha format e dhunës dhe keqtrajtimit rrezikojnë dhe dëmtojnë integritetin fizik, mental dhe moral të fëmijës si dhe përbëjnë një shkelje të të drejtave themelore të fëmijës, të përcaktuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës”, thuhet në reagimin e këtij institucioni.
Avokati i popullit ka bërë thirrje që fëmijët duhet të mbrohen nga dhuna, veçanërisht në institucionet arsimore.
“Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës obligon institucionet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe programe me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të rrezikut për jetën dhe ҫfarëdo lloj dhune. Fëmijët duhet të mbrohen nga dhuna pavarësisht vendit ku kryhet, e veçanërisht në institucionet arsimore”, thuhet më tej në reagimin e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit në fund u bëri thirrje shkollave përkatëse, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit për të bashkëpunuar sa më shumë me shkollat, në mënyrë që probleme të tilla të shmangen./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...