Avokati i Popullit Hilmi Jashari, tha se të gjitha mekanizmat që janë prezent në Kosovë janë mobilizuar që të kemi zgjedhje të mira.
Jashari tha se sa i përket fushës së të drejtave të njeriut procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe është proces i mirëfilltë, shkruan arbresh.info.
“Janë dy ankesa që janë paraqit në Zyrën e Avokatit të Popullit deri në ora 16:00 njëra ka pasur të bëjë me ndërrimin e vendvotimit e tjera për shkak të dyshimit në votim”, ka thënë ai.
Sipas tij nga pikëpamja e tyre definitivisht nuk ka pasur shkelje.
“Janë dy ankesa dhe besoj se është indikator i mirë, ka qenë proces i mirëfillte sa i përket fushës së të drejtave të njeriut”, ka thënë Jashari./arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...