Avokati i Popullit i është drejtuar sot me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa neneve dhe dy paragrafëve të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe për pezullimin e menjëhershëm të këtyre dispozitave deri në vendimin përfundimtar të kësaj Gjykate.
Avokati ka kërkuar nga Kushtetuesja shfuqizimin e nenit 55, paragrafët 4–5 dhe neneve 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68.
Arsyeja e dërgimit të kësaj kërkese në GjK nga ana e Avokatit të Popullit ka të bëjë me faktin se Ligji në fjalë përmbyt parimin e gjykimit të lëndëve kundërvajtëse nga gjykatat përkatëse, duke e deleguar tek organet administrative dhe ekzekutive kompetencën për të gjykuar dhe për të vendosur sanksione në një varg rastesh kundërvajtëse.
“Vendimet e këtyre organeve i nënshtrohen vetëm një forme të kufizuar të kontrollit gjyqësor. Ky delegim i kompetencave gjykuese tek organet administrative dhe ekzekutive, paraqet shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë nga një tribunal i pavarur, të garantuar nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Delegimi i kompetencave ka dy probleme kyçe: organet adminstrative dhe ekzekutive nuk janë të pavarura nga Qeveria dhe kontrolli gjyqësor i vendimeve të organeve bëhet nga Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili s’ka jurisdiksion të plotë për të shqyrtuar të gjitha pretendimet faktike dhe ligjore në rastet paraqitura”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.
Bashkë me kërkesën kryesore Avokati i Popullit ka kërkuar vendosjen e masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara, deri në vendimin përfundimtar të GjK-së.
Avokati i Popullit tërheq vëmendjen se në mungesë të masës së përkohshme, derisa GjK të marrë vendimin e saj përfundimtar, ekziston rreziku substancial, që funksionimi i “organeve të kundërvajtjes”, të imponojë sanksione mbi persona të akuzuar, pa u dhënë këtyre personave qasje në një gjykim të pavarur. Në mënyrë që të shmanget funksionimi, kushtetutshmërisht i dyshimtë, i “organeve të kundërvajtjes”, vendosja e masës së përkohshme për pezullimin e dispozitave të konstestuara është e domosodoshme.
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...