Duke folur për rastin në Drenas ku u arrestuan një mësimdhënës, një polic dhe një avokat për abuzim me një vajzë, Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka thënë se viktima ka mbetur e pambrojtur dhe nuk ka marrë në fillim trajtimin adekuat nga institucionet.
Ka thënë se teksa u bë presioni publik, askush nuk i dha trajtimin adekuat viktimës.
“Situata më e rëndë është për viktimën. Ajo ka mbetur e pambrojtur dhe s’ka trajtim adekuat nga sistemi në vend e aq më pak nëse flasim për kompensim. Gjatë gjithë kohës është harruar viktima. Në tre ditët e para kemi dërguar përfaqësuesit tanë atje e kemi verifikuar sa kanë bërë punëtorët socialë për të. Por për tri ditët e para s’i është afruar askush për trajtim. Ajo vazhdon të stigmatizohet e madje pamë edhe pamjet nëpër media dhe nuk u kursye asnjëherë nga presioni publik e pa asnjë mbrojtje e trajtim adekuat”, ka thënë ai në Puls të KTV-së.
Jashari ka thënë se çdo gjykatë në vend është duke trajtuar mesatarisht nga 10 raste për abuzime me gjininë femërore. Ai ka thënë se ka raste të lajmëruar për abuzime seksuale me të mitur, teksa ka shtuar se ka pasur edhe burgosje për raste të tilla.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...