Avokati i Popullit, me raportin ex officio nr. 252/2021 ka përfunduar hetimet për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të vlerësuar se sa autoritetet publike, përgjegjëse për zbatimin e ligjit, po i përmbushin detyrimet që kanë në marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve në punë, sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit në vendin e punës për të punësuarit, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.
Hetimi ka filluar duke u bazuar në raportimet në media për rastet e shpeshta të aksidenteve në punë me pasoja deri në fatalitet, përcjell Arbresh.info
Raporti trajton dhe paraqet situatën aktuale në vend lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë, funksionimi i mekanizmave lidhur me këtë fushë dhe nuk duhet të shihet si një dokument që shteron problematikat që tërheqë siguria dhe shëndeti në punë, por si një hap drejt një mbikëqyrjeje më intensive nga ana e Avokatit të Popullit kundrejt autoriteteve përgjegjëse, që rregullojnë dhe inspektojnë këtë fushë, si dhe situatës në terren, lidhur me të drejtat nga marrëdhënia e punës, me theks të veçantë sigurinë dhe shëndetin në punë.
Të dhënat statistikore për aksidentet në vendet e punës, që përfundojnë me fatalitet, janë shqetësuese.
Që nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas Inspektoriatit të Punës, kanë humbur jetën 232 persona në vendin e punës ose lidhur me punën.
Ndërsa vetëm gjatë vitit 2022, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërsa janë evidentuar 394 aksidente që kanë përfunduar me lëndime. Këto të dhëna duhet të jenë thirrje për institucionet që të marrin masa për tu siguruar jetën dhe shëndetin e punëtorëve dhe të përmbushin detyrimet që kanë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës.
Avokati i Popullit konstaton se shëndeti në punë është fushë ende e parregulluar juridikisht në shumë segmente dhe e patrajtuar në kuptim të organizmit të zinxhirit institucional, i cili do t’i jetësonte detyrimet e autoriteteve publike në mbrojtjen e shëndetit në punë.
Veq kësaj, situata rëndohet edhe si pasojë e mungesës së kontratave të punës, mungesës së sigurimit shëndetësor, mosrespektimit të së drejtës në pushim, mungesës së trajnimeve të punëtorëve për siguri dhe shëndet në punë, etj. Masat e ndërmarra deri më tani nga organet kompetente, lidhur me evitimin e shkeljeve, janë të mangëta e të pamjaftueshme.
Avokati i Popullit vlerëson se detyrimet e shtetit konsistojnë në angazhimin për përcaktimin e faktorëve kryesorë, të cilët ndikojnë në ekspozim ndaj rreziqeve, aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, përfshirë specifikat sipas dallimeve gjinore, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme për eliminimin e tyre, përfshirë masat parandaluese.
Gjithashtu raporti gjen se ka mungesë të kushteve të sigurta për punë, veçmas në ata sektorë që janë identifikuar si më të predispozuar për sa i përket rrezikut për shkak të natyrës së punës/profesionit dhe se në këtë aspekt mbetet shqetësuese mungesa e inspektimit dhe mbikëqyrjes intensive dhe të vazhdueshme.
Avokati i Popullit, bazuar në të gjeturat nga raporti, ka adresuar rekomandime autoriteteve kompetente, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Shëndetësisë./Arbresh.info
Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së