Avokati Arianit Koci ka folur rreth procesit të hetimit për rastin e Deçanit ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Koci përmes një postimi në Facebook, tha se informatat më të ndjeshme rreth këtij rasti kanë rrjedhur në publik.
“Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt. Ashtu ndodhi”, ka shkruar Koci.
Ai tha se kjo është joprofesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.
Tutje Koci tha se po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.
Postimi i plotë:
Informatat më ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, kanë rrjedhur në publik – ka kohë.Disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.Ashtu ndodhi!Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë.Dhe kjo, nuk është hera e parë.Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë.Prandaj, në këtë rast – çdo informatë – zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues.P.s.Informata dhe analiza, kanë dallim.E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...