Avokati i njërës nga edukatoret e dyshuara për ushtrim të dhunës ndaj 3 vjeçarit në çerdhen “Gëzimi ynë” ka thënë që rasti është shumë i zmadhuar.
Sipas tij, nuk është bërë verifikimi i videove të postuara duke hedhur dyshim mbi vërtetësinë e pamjeve të publikuara, shkruan Arbresh.info.
“Së pari është shumë i zmadhuar ky rast, nuk bën kështu në këtë mënyrë dhe në fudn të fundit kush i ka qit ato (video), a janë të vërteta, kush i ka verifiku ato kamera, ato fotografi të cilat kanë dalë”, ka deklaruar avokati.
Tutje ai është shprehur se nuk ë dihet nëse fëmija ka probleme shëndetësore.
“Nuk e dijmë ne atë. Nuk është e vërtetë ajo hiq se fëmiu ka hyrë në çerdhe në orën 8:00 dhe ka qëndruar deri në pasdite ku i është dhënë ushqim dhe të gjitha të cilat parashihen sipas rregullave të mbajtjes në çerdhe.”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...