Avokati i kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi ka bërë të ditur se kryetari beson se arsyeja e sulmit të tij gjatë ditës së sotme, lidhet me punën e tij zyrtare.
Me anë të një reagimi në Facebook, ai ka thënë se kryetari Muhaxheri ka dhënë deklaratën e tij në polici.
“Në cilësinë e avokatit të Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, njoftoj opinionin se sot rreth orës 8:40 në qytetin e Pejës në vendin e njohur si “Qendra Zejrare” pasi i njëjti kishte pirë kafe me një familjar të tij, në largim e sipër, kryetari Muhaxheri ishte sulmuar nga dy persona fillimisht të panjohur. Sulmi kishte qenë i befasishëm. Kryetari Muhaxheri tashmë ka dhenë deklaratën në polici dhe se i njejti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare”, ka shkruar avokati në Facebook.
Avokati ka thënë se gjendja e kryetarit është stabile.
“Gjendja e Kryetarit është stabile. Duke besuar në efikasitetin e organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës presim që sulmuesit të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...