Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka deklaruar se trupi gjykues mund të përdorë diskrecionin që ka, pasi kohëzgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe armik i të drejtave të të akuzuarve që të mos mbahen të paraburgosur apo të mos i nënshtrohen në ndjekje penale që është shumë e gjatë.
Sipas tij, nuk ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë, që është problem i madh dhe i dukshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Këtë deklaratë, Emmerson e ka bërë në konferencën për përgatitje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ndryshe, paraprakisht, prokurori Allan Tiger, ka diskutuar edhe për raste të tjera kur është kërkuar kohë për paraqitje të rasteve të Prokurorisë dhe i ka elaboruar të njëjtat dhe ka diskutuar edhe për faktorët e ndryshëm që janë në pyetje.
Ai po ashtu tha se Prokuroria po përpiqet të vë në dukje karakterin e kësaj çështje, përhapjen sistematike, madhësinë e grupit, konfliktin e armatosur, politikat që janë përdorur në vende që kanë qenë në kontrollin e të akuzuarve.
Tutje, tha se gjykimi i drejtë do të thotë që dy palët të paraqesin çështjet e tyre dhe në shpejtësi të ecën procesi në këtë mënyrë të tillë që të fokusohet te provat që nevojiten për të provuar akuzat dhe asgjë më shumë.
“Kjo i referohet përzgjedhjes së një numri jo të jashtëzakonshëm të dëshmitarëve dhe përzgjedhjes së dëshmitareve që flasin për krimet e trajtuara nga aktakuza. Kjo është një çështje që është trajtuar në mënyrë efektive, konstruktive”, tha ai.
Avokati Gregory Kehoe, deklaroi se nga Prokuroria kanë parë se kanë pasur deklarata të dëshmitarëve prej 30-40 paragrafë dhe shikojnë nëse të njëjtat janë në përputhje me rregulla e këtë e shikon edhe gjykata dhe e njëjta jepë vendim në bazë të rregullave të ndryshme.
“Ne kemi mijëra faqe dëshmitarësh këtu”, tha Kehoe, duke shtuar se duhet t’i shikojnë të gjitha dhe t’i gjejnë çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen.
Ai tha se nuk e dinë se çfarë mendon Prokuroria se është me rëndësi.
“Nuk na intereson asnjëri siç tha edhe gjykatësi Smith, duhet të mbarojmë, kemi të gjithë të njëjtin shqetësim, kohëzgjatje pafund. Besoj e dini sa e vështirë është për ne, të marrësh mijëra faqesh, të na hedhësh ne, t’i shikojmë me kujdes dhe të shohësh se çka është ajo që Prokuroria do të paraqes”, tha Kehoe.
Sipas tij, po flasin për një çështje që është dy herë e gjysmë më e madhe se sa rasti Mlladiq apo e Karaxhiq.
Edhe Emmerson tha se për Millosheviqin që akuzohej për krime në tre vende, u kërkuan 300 orë nga prokuroria, derisa për këtë rast kërkohen dyfishi i orëve për paraqitje të rastit.
“Në rastin e Millosheviq do të duheshin 20 vite nëse do të vazhdohej më këtë logjikë”, deklaroi tutje ai.
Ndërkaq, Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet.
Prokuroria ka argumentuar se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor.
Përshkrimi i dëshmitarëve të rastit dhe pamjet nga kamerat d...
Van Nistelrooy bëri një punë të shkëlqyer te Man United – ai...
Zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve të përgjigjeve në rast...
Deputeti shqiptar dërgohet me urgjencë në spital
Haxhiu priti në një takim krerët e sistemit të drejtësisë dh...
Marco Rubio emërohet Sekretar i Shtetit, Hasani: Të forcojmë...