Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmia e Frederick Abrahams, zyrtar i organizatës Human Right Watch, i cili në gjykatore ka dalë si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve.
Ai po intervistohet nga mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, i cili ka thënë se raportet e dëshmitarit janë vetëm një riciklim i lajmeve serbe.
Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Human Right Watch, raporton Ekonomia Online.
Në gjykatore është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe.Vet dëshmitari kishte deklaruar se Human Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.Avokati britanez, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Human Right Watch.
Avokati Emmerson: Kemi një referencë për rrëmbimin e Stalentiq në Mleqan, dhe jepet një përshkrim i ngjarjeve që kanë ndodhur. Dhe mund ta shikoni se burimi nga është marrë informacioni është media e Beogradit, është e saktë kjo?
Dëshmitari Abrahams: Po.
Emmerson ka përmendur raportin e 5 gushtit të botuar nga Qendra për të Drejtën humanitare dhe atë të human Right Ëatch të botuar pastaj në tetor të vitit 1998.
Emmerson: Raporti i dëshmitarit ka cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare me burime nga mediat serbe“Raporti i Humanitarian Law Center ishte botuar më 5 gusht, raporti i parë i Qendrës për të Drejtën Humanitare është botuar me datë 5 gusht ndërkohë që ju keni botuar raportin tuaj në tetor të vitit 1998 dhe kohë më pas, në dhjetor, ju keni botuar një tjetër raport për ndalime dhe abuzime në Kosovë në të cilin ju jepni informacionin e njëjtë, thjeshtë keni bërë një përsëritje të raportit që keni dhënë më herët, thjeshtë keni shtjelluar më tepër. Ajo çfarë duket se ka ndodhur këtu është që burimi ka qenë media serbe, nga media serbe shkonte të Qendra e së Drejtës humanitare pastaj ju e merrni citimin si bazë atë çfarë ka shkruar qendra humanitare e së drejtës, dhe më pas e citoni sikur është i juaji”, ka thënë Emmerson.
Lidhur me këtë, dëshmitari ka thënë se kanë bërë dallim në media meqë shteti i Serbisë atëherë kishte kontroll të fortë në media.
“Ne kishim një nivel të lartë besimi në Humanitarian Law Center, ne besonim se ata kishin arsye për të përfshirë atë çfarë kishin përfshirë në raportin e tyre, unë nuk mbaj mend në një bisedë, ose nuk mbaj mend që hulumtuesit apo autoret e raporteve të tyre të kem folur me ta për sa i takon këtyre rasteve konkrete”, ka thënë dëshmitari.
Emmerson ka lexuar një deklaratë të dëshmitarit i cili ka thënë se hulumtimet e Qendrës për të Drejtën Humanitare kishin të njëjtën metodologji me ato të Human Right Watch.
“Në të thuhet, të gjitha hulumtimet e kryera nga Qendra humanitare në periudhën nga 1990-1999 të gjitha këto hulumtime kishin një metodologji të përbashkët me atë tonën. Hulumtues të trajnuar dhe më përvojë kanë intervistuar viktima dhe dëshmitarë të abuzimeve zakonisht në intervista të gjatë kokë më kokë, burime të shumta me prova mbështetëse kërkohen për të bërë pretendime të besueshme dhe Human Right Watch ka qenë e kujdesshme sa i takon bërjes së pretendimeve publikisht. Kur ishte e mundur ne jemi përpjekur të marrim dëshmi ose të dhëna nga kryesit e pretenduar, do të thotë kjo është deklarata sa i takon metodologjisë për përgatitjen e raporteve tuaja sa i takon vlerësimit të besueshmërisë së burimeve apo fakteve që keni pasqyruar ju. Ne sapo pamë këtë shembull të fundit ku ajo çfarë keni bërë ju nuk është asgjë tjetër veçse një riciklim i raporteve të lajmeve serbe në raportin tuaj dhe më pas citoni vetën tuaj, me fjalë të tjera, pasi kalon koha ju nuk bëni as përfshirjen e medias as përfshirjen e Humanitarian Laë Center, por thoni që burimi jemi ne Human Right Watch”, ka thënë Emmerson.
Kjo është dita e tretë e dëshmisë së Fred Abrahams para trupit gjykues në Hagë.Seanca po vazhdon me pyetjet e avokatit Ben Emmerson.Në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së deri tani janë dëgjuar 21 dëshmitarë të ZPS-së, përfshirë zyrtarin e Human Right Watch.
Ndërsa vetëm pesë prej tyre kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe seanca të hapura për publikun.Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...