Deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe Donika Kadaj- Bujupit, pritet tu përfundojë paraburgimi më 27 dhjetor.
Nëse atyre do i vazhdohet ose jo ky paraburgim, do të vendos prokuroria e shtetit.
Kështu ka njoftuar avokati i Kadaj-Bujupit, Afrim Salihu i cili ka deklaruar se për këtë ai duhet të marrë njoftim tre ditë më parë nga prokuroria e shtetit, gjë e cila, sipas tij, nuk është bërë ende.
Gjatë një prononcimi për Indeksonline, Salihu ka thënë se në lidhje me kërkesën e prokurorit të shtetit, do të vendos Gjykata gjatë seancës gjyqësore e cila pritet të mbahet më 29 dhjetor.
“Lidhur me vazhdimin ose jo, vendos prokuroria e shtetit. Nëse prokuroria e shtetit nuk përpilon kërkesë lidhur me vazhdimin e paraburgimit, të pandehurit lirohen. Por, nëse prokuroria vendos për vazhdim të paraburgimit, atëherë gjykata do të marr vendim më 29 dhjetor, kur edhe do të mbahet seanca gjyqësore për ta”, ka thënë Salihu.
Sido që të ndodh, të kërkohet ose jo vazhdimi i paraburgimit nga prokuroria, Salihu është i bindur 100 për qind që më 29 dhjetor, klientja e tij së bashku me Kurtin do të lirohen.
“Prokuroria mund të propozojë vazhdimin sepse ne kemi seancën e fundit më datën 29 dhjetor, pra kur edhe është fjala përfundimtare. Unë mendoj se edhe nëse kërkohet vazhdimi i paraburgimit nga prokuroria, ata do të lirohen më 29 dhjetor. Besoj 100 për qind”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kurti dhe Kadaj Bujupi janë arrestuar më 24 nëntor, të cilët akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm brenda Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe