Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili duke iu referuar Tomë Gashit si “Avokati i “heshtur” i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ai nuk është duke u ndalur nga ushtrimi i dhunës, si në aspektin psiqik, ashtu edhe në atë fizik.
Ismaili përmes një postimi n% llogarinë e saj në “Facebook’ ka thënë se më shqetësuesja është se ligjerimi i tij në televizione, me mbështetjen e akterëve të caktuar politik, që sipas saj do të prodhojë dhunë të vazhdueshme sistematike.
“Avokati i “heshtur” i Lëvizjes Vetëvendosje! Nuk është duke u ndalur nga ushtrimi i dhunës, si në aspektin psiqik, ashtu edhe në atë fizik. Më e keqja dhe më e shqetësuesja është se ligjerimi i tij në televizione, me mbështetjen e akterëve të caktuar politik, do të prodhojë dhunë të vazhdueshme sistematike!”, ka shkruar Ismaili.
Ndryshe, avokati Tomë Gashi dhe anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, janë konfrontuar të martën gjatë një debate televiziv në rtk, ku zoti Gashi, i është drejtuar Nushit me fjalët “a i ke ngja nanës, apo motrës’./zyrtare/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi