Google ADS

Avokati i Gucatit: Liria është fituar nga brezi i Hysni Gucatit, duke sakrifikuar jetën dhe gjakun e tyre

12:23 | 3 Dhjetor 2021
A Z

Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kanë paraqitur çështjen para trupit gjykues, për veprën për të cilën akuzohen – pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, frikësim të dëshmitarëve e shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees, ka nisur mbrojtjen me prezantimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Rees ka thënë se liria është fituar nga brezi i Hysni Gucatit, duke sakrifikuar jetën dhe gjakun e tyre.

“Ky institucion është një institucion i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, është e drejtë që populli i Kosovës të veprojë si i tillë. Republika moderne e Kosovës i cakton vlerën më të lartë lirisë së shprehjes dhe opinionit. Këto liri janë fituar nga brezi i Hysni Gucatit duke sakrifikuar jetën dhe gjakun e tyre”, tha ai.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. /arbresh.info/

 

Të ngjashme