Avokati i familjes Zeka: Do të ankohemi në Apel që dënimi për vajzën të jetë maksimal (VIDEO)

16:02 | 16 Prill 2018
M. A.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës. I mituri i parë është dënuar me nëntë vite e gjashtë muaj burg për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar me tri vite për fshehjen e veprës penale, dhe për të miturin e tretë është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për 1 vjet e gjashtë muaj moslajmërim të veprës penale, shkruan portali arbresh.info.

Vendimi i Gjykatës Themelorë me gjithsej 14 vite dënim me burg për vrasësit e Aulon Zekës ka qenë dënim i merituar dhe konform veprave që janë kryer thotë avokati mbrojtës i familjes, Skender Musa duke shtuar se dënimi për të akuzuarën e dytë ka mundur të jetë më i ashpër pasi që dënimi maksimal për të është pesë vite.

“Dënimet kanë qenë të merituara. Sa i përket dënimit të akuzuarës së dytë mendoj që ka pas hapësirë që dënimi të jetë më i ashpër pasi që ka pas mundësi të dënohet deri në pesë vite. Ka dyshime nga pala e dëmtuar se ka pasur ndërhyrje në fazën e hetimeve sa i përket të akuzuarës së dytë. Mirëpo ne nuk guxojmë më manipulu sepse siç po shihet gjykata ka dhënë dënime meritore. Nuk ka dika që mundët me dëshmu që ka pasur ndërhyrje”, ka avokati në një intervistë për portalin arbresh.info.

Avokati mbrojtës i familjes ka paralajmëruara se do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit që të shqiptojë sanksion më të madh për të akuzuarën e dytë e cila u dënua me 3 vite burgim.

“Sa i përket të akuzuarës së dytë, ne si përfaqësues të palës së dëmtuar konsiderojmë që dënimi është i ulët për shkaka se kontributi i dhënë për kryerjen e veprës penale ka qenë jashtëzakonisht i madh. Ajo është vrenjtur edhe gjatë seancave dhe në fazën e hetimeve. Pesha e veprës që ajo ka kryes është më  e rëndë, këtu ne konsiderojmë që ka pas vend që të ashpërsohet sanksioni penal, në këtë pikëpamje ne si përfaqësues të palës së dëmtuar do të bëjmë ankesë dhe do të kërkojmë nga Gjykata e Apelit që t’ia shqiptoj një seksion më të madh”, ka thënë Musa.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë./Mira Avdimetaj/Arbresh.info/

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme