Gazmend Halilaj, avokat mbrojtës i deputetit Milaim Zeka, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila dje kanë ngrirë shfrytëzimin e tri banesave të Zekës.
Halilaj tha se ky vendim është marrë pa dijeni të klientit dhe se sipas tij kjo paraqet shkelje ligjore. Gjithashtu tha se pasuria e Zekës asnjëherë nuk është përfolur që do të jetë pjesë e hetimeve. I është ngrirë shfrytëzimi i tri banesave në Prishtinë deputetit Milaim Zeka, nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur përmes mediave.
Halilaj tha se banesat e klientit të tij Milaim Zeka, nuk kanë të bëjnë me dosjen e tij që dyshohet për mashtrim të qytetarëve me viza, duke shtuar se banesat janë blerë vite më herët nga pasuria e Zekës e fituar nga puna e tij si gazetar në disa media ndërkombëtare, ndërsa shtoi se dy vitet e fundit është bërë vetëm ristrukturim i kontratës së shitblerjes.
RTK gjatë ditës ka bërë përpjekje të marrë një përgjigje edhe nga Prokuroria Speciale por nuk kanë pasur qasje. Në anën tjetër, Halilaj tha se brenda 14 ditësh do të mbledhin prova për ta dëshmuar pasurinë e Zekës, momentalisht e ngrirë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave