Google ADS

Avokati Gashi tregon kur kthehet Haradinaj në Kosovë

17:56 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Avokati, Tomë Gashi, ka shprehur bindjen e plotë se ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë i lirë në mesin e muajit prill dhe do të kthehet në Kosovë.

Ai një pjesë të fajit në neglizhimin e këtij rasti i ka vënë edhe institucioneve të Kosovës. Madje, thotë se ligjërisht janë tejkaluar afatet e përcaktuara për shtyrje të vendimit.

Gashi në emisionin “Fakt Plus”, ka folur edhe për procesin e gjykimit ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilin gjykim thotë se është stërzgjatur dhe është gjykim politik.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme