Google ADS

Avokati Gashi tregon a mund të përfshihen ndërkombëtarët në rastin e “Kumanovës”

16:46 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Dënimi i pjesëtarëve të grupit të Kumanovës me 746 vite burg dhe 8 personave me burgim të përjetshëm, ka nxitur reagime të shumta. Madje për këtë po kërkohet edhe hetim të rastit nga ekspert ndërkombëtarë.

Mirëpo, avokati kosovar, Tomë Gashi thotë se kjo çështje është tepër hipotetike dhe se sipas tij, nuk ka gjasa të angazhohet faktori ndërkombëtarë lidhur me rastin e “Grupit Kumanova”.

“Për këtë rast është dit që nga maji i vitit 2015 se ka ndodhur rasti, ka pas luftime në Kumanovë ku janë vrarë përafërsisht në të dy anët rreth 20 persona dhe është dit se numri i atyre që kanë qenë të arrestuar ka qenë numri prej 37 shqiptarëve. Prej tyre së paku 16 persona kanë qenë me shtetësi të Republikës së Kosovës, një të Republikës së Shqipërisë dhe një me shtetësi Gjerman të tjerët kanë qenë shqiptar me shtetësi të Maqedonisë.

Pra, askush nuk është merr seriozisht nga përgjegjësit e Kosovës apo udhëheqësit e vendit, mirëpo nuk ka pasur edhe ndonjë aktivitet rreth kërkesave që të merret me këtë çështje penale faktori ndërkombëtar kështu që tentativa besoj që do të ketë po për rezultate nuk mund të themi asgjë konkrete sepse mund të konsiderohet si kërkesë e vonuar”, ka thënë Gashi për ‘Indeksonline’.

Më tej, ai ka folur edhe për krijimin e një Gjykate Speciale, ku këtë ai e ka konsideruar joserioze duke theksuar se asnjë shtet tjetër s’mund të kërkojë formimin e kësaj gjykate në shtetin fqinj.

“Gjykimin në shkallë të parë e kanë përfunduar ata dy ditë më herët. Të gjithë kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit në Maqedoni pastaj kjo çështje me siguri që do të shkojë deri në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë. Unë kam pa se ka pas aludime edhe me kërkesën për formimin e një Gjykate Speciale por besoj që kjo nuk është serioze për shkak se askush nga një shtet tjetër nuk mund të kërkojë formimin e Gjykatës Speciale në një shtet tjetër, që i bie faktori politik apo kushdo qoftë në Kosovë a Shqipëri, besoj që është shumë joserioze që të tentojë të ja imponojë Maqedonisë të nis krijimin e një Gjykate Speciale vetëm për rastin e quajtur “Kumanova”, është shprehur ai.

Në fund Gashi ka thënë se të gjitha kërkesat që janë bërë mund të jenë deklarative. Por sipas tij, mbetet të shihet a do të ketë sukses të bëhet trysni e ndërkombëtarëve që eventualisht të njëjtit të merren përkitazi me këtë rast.

Kështu pasi që të ankohen të gjithë në Gjykatën e Apelit kjo çështje me shumë gjasë do të kalojë në Gjykatën Supreme të Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme