Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, ka reaguar rreth aludimeve që po bëhen në opinion për motivin e organizimit dhe vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë, Granit Palva dhe Kushtrim Kokalla.
Sipas Gashit, vrasja e Liridonës u bë për të mos u kuptuar kurrë motivi dhe për këtë sipas tij, motivi do mbetët mister gjithmonë, raporton Arbresh.info.
“Keshille per “ expertet “ kujdestar te motiveve!Motivi i vrasjes se Lirodona Ademetaj kurre nuk do te dihet. Hamendesime edhe mud te keni por motivin i vertet kurre nuk do te dini ! Naim Murseli e organizoj vrasjen e Lirdonese me mos u ditur kurre motivi”, shkruan Gashi në Facebook.
Madje në mënyrë ironikë, Gashi pyet : Po ju “experta motivin si po e dini? Ju ka thene kete Naimi apo si …!
Ndryshe, 30 vjecarja Liridona Ademaj dyshohet se u vra nga Granit Plava, për 30 mijë euro, të cilat ia kishte premtuar bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Vrasja dhe gjithë skenari, dyshohet se ishte përgatitur nga Murseli dhe nipi i tij, Kushtrim Kokalla, duke e inskenuar si një grabitje të armatosur.
Të tre të dyshuarit gjenden në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë të Podujevës. Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar atyre 30 ditë paraburgim më 3 dhjetor./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...