Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Tomë Gashi, ka marr prapë ftesë nga Gjykata Speciale, pas refuzimit të djeshëm që pa ftese e kishin thirrur kjo gjykatë, por vetëm me një thirrje telefonike, pa dhënë sqarime, se për çfarë i kanë ftuar.
Gjykatësi i Speciales, Nicollas Guillou i ka kërkuar avokatit Gashi që nëse merr ndonjë informacion konfidencial, si punë e dosjeve që kanë rrjedhur deri më tani, të njoftojë prokurorinë e Specializuar.
Ai në një shkrim në profilin e tij në Facebook, ka dhënë sqarim se edhe sot është thirrkur nga kjo Gjykatë, por nëpërmjet postës elektronike, transmeton arbresh.info.
“Pas insistimit tim për takim që me hetues të prokurorisë speciale, apo zyrtare të Gjykatës Speciale të takohemi në zyrat e OVL të UÇK-së, apo në zyrën time, dhe pas refuzimit të tyre sot kam pranuar një emali nga gjyqtari i Gjykatës Speciale z. Nikollas Guillou i lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith”, ka shkruar avokati Gashi.
Gashi, ka shkruar po ashtu, se i është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës së veteraneve të UÇK-së i datës 25 Shtator 2020 që kërkon nga OVL-UÇK, të informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merre ndonjë informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-së, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale./Arbresh.info
Ky është postimi i tij në Facebook:
https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/3278647418877634
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...