Avokati Gashi: Aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit, një lajm i keq për Kosovën dhe në veçanti UÇK-në

16:56 | 24 Qershor 2020
L G

Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli  me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Thaçi dhe Veseli , bashkë më disa të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të çilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Gashi, thotë se Gjykata Speçiale  e bëri publike aktakuzën e parë të ngitur nga Zyra e Prokurorit
Speçial ne kundërshtim me rregullat e të saj ligjore.

Sipas tij, aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykate Speçiale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli është ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Proçedurës Paraprake.

Ai e ka quajtur ditë të keqe dhe të rëndë për Kosovën.

“Është një lajm i keq për të gjithë Shqiptaret në përgjithësi , për në Shqiptaret e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për ish pjesëtarët e UÇK-se. Askush nuk do te duhej te gëzohet për ngritje te Aktakuzës kudër Presidentit te Kosovës dhe për ish kryeparlamentarin e Kosovës. Dite e keqe dhe e rende për Kosovën”, ka shkruar Gashi në Façebook./arbresh.info

LEXO EDHE:

http://www.arbresh.info/lajmet/lajmi-i-fundit-gjykata-speciale-ngrit-aktakuze-ndaj-hashim-thacit-e-kadri-veselit/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme