Google ADS

Avokati Berisha thotë se nuk ka prova për të arrestuarin për spiunazh: Është dëshmitar i Speciales

19:36 | 6 Qershor 2024
E.G

Avokati Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij, i dyshuar për spiunazh, Bedri Shabani, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Berisha ka theksuar se nuk ka prova ndaj Shabanit për spiunazh, siç pretendon Prokuroria Speciale.

Sipas avokatit, prokuroria ka bërë spektakël me arrestim e klientit të tij, si spiun i dyshuar për BIA-n serbe.

“Jam i lumtur bashkë me kolegen, se ajo që dëgjuam dhe lexuam, nuk arrti të argumentohej asnjë fjalë apo fjali se dy qytetarët e Kosovës kanë spiunuar në Serbi”.

“Nuk pati mundësi Prokuroria për ta zbuluar qoftë edhe asnjë transkripit të vetëm. Qoftë edhe një vazhdim të vetëm. Qoftë edhe një fotografim të vetëm. Prandaj si qytetar, si profesionist, më duhet të them se po që se të shqyrtohen provat e që nuk i kemi pa, e ky spektakël është gabim. Është hetim që ka filluar që 8 muaj, dhe është rezultat që nuk ka prodhuar asgjë, vetëm ka sjellë dy në emër të ashtuquajturës drejtësi. E që në fakt rrezikohen ata dhe familja”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, Berisha ka thënë se Policia e Kosovës gjatë bastisjes së shtëpisë së klientit të tij nuk ka gjetur asgjë, ndonëse është njoftuar se u janë sekuestruar armë e gazmaska ushtarake.

“Asnjëra nga këto nuk lidhen me klientin tonë… asnjëherë nuk ka pasur asnjë qasje në asnjë fakt apo provë që do t’i hynte në punë shërbimit apo aq më pak do të rrezikonte sigurinë kombëtare. Te klienti im (B.SH.) nuk është sekuestruar asgjë e paligjshme”, ka shtuar Berisha.

“S’ka shkruar asnjë si fakt inkriminues… Ata kanë dështuar dhe ky është persekutuar”./TV Dukagjini/

Të ngjashme