Avokati Besnik Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kryer intervistën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Berisha përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurtin e ka parë vet me sytë e tij duke dalë nga Prokuroria, shkruan Arbresh.info.
“Çka nëse u them se kryeministri Kurti sapo e kreu intervistën në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, a ma besoni a jo ?! Nejse, mos i ngjitni fjalë djalit se me sytë e mi e pash. Institucionalit se ç’ke me të!” – ka shkruar Berisha.
Lidhur me këtë Arbresh.info ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës dhe me Prokurorinë Speciale për të marrë ndonjë informacion zyrtar, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.
Ndyrshe, Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit, pasi që i njëjti ndodhet jashtë vendit.
Lidhur me mosparaqitjen e tij, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për Arbresh.info ka thënë se Prokuroria Speciale ka qenë e njoftuar.
Megjithatë, Kryeziu tha se kryeministri ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale, interesim i madh i mediave
Kurti s’paraqitet në Prokurorinë Speciale, zëdhënësja e PSRK-së: Ndodhet në udhëtim jashtë vendit
Kryeministri Kurti shprehet i gatshëm t’i presë prokurorët në zyrë
Përzgjidhet 11-shja më e mirë e vitit 2024 nga CAF
Publikohet aktakuza e shqiptarit nga Peja që u ekstradua në ...
Parashqevi Simaku paralajmëron rikthimin e këngëve të saja t...
Haxhiu: 500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista ser...
Sezon magjik, Gyokeres fiton çmimin lojtari më i mirë suedez...
Një burrë u përpoq të hynte në Kroaci me një grua të vdekur ...