Avokati Besnik Berisha ka komentuar bllokimin e punës së gjykatave të vendit, për shkak të bojkotit nga avokatët.
Avokati Besnik
Berisha e ka quajtur për keqardhje dështimin e seancave gjyqësore, por sipas tij, kjo duhet të jetë vetëm fillimi.
Ai ka theksuar se vendimet si e Këshillit Gjyqësor me të cilat puna e avokatit dhe statusi i tij krahasohet me ata që bëjnë krimin, janë për tu dënuar në çdo formë,
Përmes një shkrimi në Facebook, avokati Berisha ka thënë se nëse anëtarët e KGJK-së janë të pa ndikuar dhe të pa korruptuar, atëherë të hapin dyert për secilin.
Ai ka theksuar se bojkoti duhet të vazhdojë deri në shfuqizimin e pakusht të vendimeve të tilla dhe derisa të sigurohet trajtimi i dinjitetshëm për avokatët.
Shkrimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:
Deshtimi i seancave gjyqesore eshte per keqardhje, por kjo duhet te jete vetem fillimi.
Vendimet arbitrare te tilla si kjo e Keshillit Gjyqesor te Kosoves, me te cilat puna e avokatit dhe statusi i tij krahasohet me ata qe bejne krimin, jane per t’u denuar ne cdo forme.
Per t’u denuar eshte edhe justifikimi i dhene nga KGJK se kinse ky vendim eshte marre per te parandaluar mundesite e keqperdorimit ( korrupsionit) etj…
Per gjykimin tim, ky vendim dhe arsyetimi i tij vetem shperfaq pazotesine e udheheqjes se ketij institucioni per t’u perball me deshtimet e tyre te perditshme dhe nuk i kontribuon aspak permiresimit te sistemit te drejtesise.
Te nderuar anetare te KGJK-se,
Nese jeni te pa ndikuar dhe te pa korruptuar, hapni dyert per secilin, sepse prezenca nuk te korrupton e as nuk te ndikon, por lakmia dhe mungesa e integritetit .
Ne rast se izolimi eshte i vetmi mjet qe ju te mbaheni imun nga ndikimi i padrejte dhe korrupsioni, atehere izolohuni nga te gjithe, pa dallim, perfshire dhe Prokurorine.
P.S.
Bojkoti duhet te vazhdoj deri ne shfuqizimin pa kushte te vendimeve te tilla dhe deri sa te sigurohet trajtimi i dinjitetshem per avokatet.
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...