Në procesin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, deri tani kanë dëshmuar mbi 100 dëshmitarë. Së fundmi prokuroria ka njoftuar se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve.
Avokatët thonë se procesi është drejt fundit, kur mbrojtja ta ketë përmbyllur pjesën e vet. I tërë procesi për vendimin përfundimtar të shkallës së parë llogaritet të përfundojë për 1 vit.
Derisa po vlerësohet që procesi po shkon drejt fundit, zyra e Prokurorit në Dhomat e Specializuar ka njoftuar të premten se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Njoftimin e kanë bërë përmes një parashkrimi ashtu siç ishte bërë e ditur në njërën prej konferencave mbi ecurinë e çështjes në këtë rast duke shtuar se deklarata e tetë dëshmitarëve të tjerë do t’i dorëzojë me shkrim në vend të dëshmive në gjykatë.
Se do të ketë ende reduktim të dëshmitarëve e thonë edhe avokatët në Kosovë.
Avokati Skënder Musa vlerëson se tashmë dëshmitarët kryesorë tashmë janë dëgjuar e të tjerët që janë në procedurë nuk janë relevantë dhe nuk do të vërtetojnë fajësi as pafajësi.
“Pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë do të vije radha e dëshmitarëve të mbrojtjes, pavarësisht numrit të madh të dëshmitarëve jokualitativ të prokurorisë , mbrojtja ka propozuar dëshmitarë shumë njohës të mirë të rrethanave të luftës në Kosovë, dhe ajo do të jetë pjesa më e rëndësishme e procesit pranë dhomave të specializuara në Hagë, dhe me siguri në ato pika do të vendose edhe çështja definitive e përgjegjësisë apo papërgjegjësisë së tyre dhe unë besoi fuqishëm se dëshmitarët e mbrojtjes do të jenë në gjendje të demantojnë të gjithë dëshmitarët e prokurorisë dhe padyshim që procesi do të ecë në favor të krerëve të UÇK-së”, tha për RTK, avokati Skender Musa.
Për avokatin Ardian Bajraktari, rishikimi apo e tërheqja e dëshmitarëve ndikon në shkurtimin e procesit të stërzgjatur, që radhën ta ketë mbrojtja me dëshmitarët e tyre.
“Besoi që pala mbrojtëse në bazë të asaj që kemi parë deri tash do të angazhohet jashtëzakonisht shumë në drejtim të konstatimit të këtyre dëshmive dhe deklaratave në mënyrë që të rishikohet nëse të njëjtat janë relevante . Është detyrë e prokurorit që të përkujdeset që krahas deklaratave dhe dëshmive fajësuese t’i marrë për bazë edhe ato shfajësuese”, tha avokati Ardian Bajraktari.
Afati kohor i përcaktuar nga trupi gjykues për prokurorinë dhe përfundimin e çështjes së saj për këtë rast është prilli i 2025-ës./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...