Ndalimi apo arrestimi i qytetarëve në kohë të pandemisë nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut, vlerësojnë avokatët në vend. Sipas tyre, vendimet që nxjerrë Qeveria duhet të respektohen nga qytetarët.
Avokati Tomë Gashi ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në bazë të dispozitave dhe të urdhëresave që ka nxjerrë Qeveria, si të tillë ato duhet të zbatohen.
“Nuk përben shkelje e të drejtave të njeriut ndalimi i tyre, për shkak se është obligim i policisë që të veprojë në bazë të dispozitave dhe në bazë të urdhëresave që janë nxjerrë nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar pandeminë”.
“Nëse dikush nuk i respekton këto rregulla, atëherë ne do të kishim faktikisht një numër të madh të të infektuarave, sepse ky virus është sëmundje dhe mënyra e përhapjes dihet”, tha ai.
“Gjykata Kushtetuese ka sjellë një vendim jashtëzakonisht jo të rregullt, meqenëse ajo është respektuar krejtësisht dhe është lënë afati prej 14 ditësh që të përmirësohen dispozitat ligjore dhe që të thirren në ligje të tjera Qeveria e Kosovës, pra në ligjin për parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve ngjitëse”.
“Ky 14 ditësh i ka mjaftuar Qeverisë që të nxjerrë vendime për tërë territorin e Kosovës”, tha ai.
Njëjtë mendon edhe avokati Burim Halili. Ai thotë për Ekonomia Online se vendimet që janë nxjerrë nga institucionet duhet të respektohen nga qytetarët.
“Vendimet të cilat vijnë nga institucionet duhet të respektohen patjetër nga qytetarët. Kemi kryesisht shqiptim të gjobave që hyjnë në domenin e kundërvajtjeve administrative dhe qytetarët tonë duhet të mësohen që t’i respektojnë vendimet institucionale dhe nuk duhet t’i marrin si vendime politike”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...