Google ADS

Avokatët kërkojnë lirimin e aktivistëve të dënuar

11:44 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në seancën e kolegjit në Gjykatën e Apelit, janë duke u dëgjuar ankesat e palës mbrojtëse të katër aktivistëve te lëvizjes vetëvendosje të cilët u shpallën fajtor për sulm ndaj kuvendit.

Avokati i të dënuarit Frashër Krasniqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të dënuarve, raporton arbresh.info

“Ne besojmë së ju e keni rastin ta përmirësoni padrejtësinë që e ka bërë Gjykata Themelore. Propozojmë që të nxjerrni aktgjykim lirues. Propozoj që ndaj klientit tim dhe të tjerëve që nga sot tu ndërpritet masa e dënimit.”

Pas fjalës së avokatit, i dënuari Frashër Krasniqi tha se ky ka qenë një vendin krejtësisht politik.

“Çdo dëshmi e çdo dëshmitari është i ndikuar nga policia sipas vetë deklaratës së dëshmitarit. Provat e dëshmitarëve të gjitha janë të pabesueshme”, tha mes tjerash Krasniqi.

E avokati i  Egzon Halitit, Emrush Kastrati para trupit gjykues shpalosi disa fakte dhe kërkoi të të ndërrohet trupi gjykuese, sepse sipas tij janë të ndikuar politikisht.

Seanca është duke vazhduar ende./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme