Avni Dehari dhe Adelina Grainca drejtojnë seancën konstituive

09:29 | 22 Mars 2021
arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, do të jetë në krye të seancës së parë të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e tetë.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri.

Deputeti i zgjedhur më i vjetri në këtë legjislaturë është Avni Dehari, 73 vjeçar, derisa në seancën e parë të tij si deputet do të jetë në ulësen më të rëndësishme të Kuvendit.

Në krah të tij do të jetë edhe deputetja më e re e kësaj legjislature.

Adelina Grainca nga PDK, si deputetja më e re do të jetë në krye edhe të seancës së parë të legjislaturës së re./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme