Sipas Avni Deharit, babait të Astrit Deharit, i biri i tij u vra për qëllime krejtësisht politike.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se rasti i vdekjes së të birit ishte enigmatik për shkak të deklaratave të autoriteteve të burgut dhe institucioneve.
“Rasti i Astritit është enigmatik për shkak të deklaratave kontradiktore të autoriteteve të burgut dhe përfaqësuesve të institucioneve. Deklarata e parë ishte e drejtorit të policisë, Nexhmi Krasniqi që ka thënë se Astriti ka vdekur për shkak të dozimit të barnave. E arsyetuan pastaj se ishte në Prevallë e nën ndikimin e alkoolit dhe e ka thënë këtë kur s’ishte i arsyeshëm. Deklaratat tjera ishin se Astriti ka vdekur nga ngufatja në burg në qeli. Tjetra se ka arritur në spital i gjallë e pas pak minutave ka vdekur në spital. Këto deklarata kontradiktore e shkeljet që janë bërë të panumërta në procedurën e rastit të vdekjes na kanë bërë të dyshojnë se s’bëhet fjalë për vetëvrasje por vrasje”, ka thënë ai.
Sipas tij, autoritetet e burgut dhe zinxhiri i drejtësisë janë përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit.
“Përgjegjës janë vetë autoritetet e burgut dhe përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, duke filluar nga Ministria e Drejtësisë, prokurorët, gjykatësit, i gjithë zinxhiri i drejtësisë dhe pushtetit të kohës. Burgu do të duhej të ishte vendi më i sigurt. Aty s’do të duhej të vinte deri te vdekja. Edhe po të bëhej vetëvrasja nëse s’mbikëqyren të burgosurit, kush jep përgjegjësi për ta. Edhe për vetëvrasje po të bëhej fjalë do të kishte mbikëqyrje që të mos lejohej dikush të vetëvritet. Por këtu është organizuar vrasje klasike për qëllime të caktuara”, ka deklaruar më tej Avni Dehari.
Në ditën kur kjo familje mori raportin e Institutit Zviceran për vdekjen e Deharit që thoshte se gjasat janë të vogla që ai të ketë kryer vetëvrasje në burg, prindërit e Astrit Deharit kanë thënë se djali i tyre u vra për shkak se ishte anëtar i Vetëvendosjes.
“Janë plotësisht qëllime politike. Ishte anëtar i VV-së dhe për këtë arsye u burgos. Në vazhdën e shumë akuzave që i bënë VV-së për përdorimin e dhunës që ta shpallin terroriste e ta nxjerrin si të jashtëligjshme nga Kuvendi e sajuan sulmin dhe Astritin me disa shokë i burgosën me qëllim që të mundohen të konfirmojnë se po merren me terror e të merren masa ndaj subjektit”, ka shtuar më tej ai.
Aktivisti i VV-së, Astrit Dehari ishte arrestuar më 30 gusht të vitit 2016, nën dyshimin se bashkë me aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes e sulmuan Kuvendin e Kosovës. Ai vdiq më 5 nëntor të po të njëjtit vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë kishte vlerësuar se Dehari kishte bërë vetëvrasje, por rezultatet e këtij raporti nuk u pranuan nga prindërit e të ndjerit, të cilët më pas kërkuan hetim ndërkombëtar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...