Avni Arifi e konfirmon ndërprerjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

10:33 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Delegacioni i Serbisë në Bruksel i ka ndërprerë bisedimet që nisën sot për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar udhëheqësi i delegacionit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Avni Arifi.

“Është e vertet që delegacioni serb e ka anulu takimin që është dasht të filloj në orën 10 për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Se a do të vashdojnë bisedimet do ta kuptojmë sot në mbrëmje por krejt kjo është qëndrimi i delgecaionit serb”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se për këtë ndërprerje janë informuar nga zyrtar BE-së, pasi nuk kanë raporte direkte me delegacionin./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme