Shef i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka demantuar lajmin se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza për Britani të Madhe, raportuar kështu sot në media.
Arifi i ka thënë lajmi.net, se është e vërtetë që kanë aplikuar për vizë për Britani të Madhe, por tha se është shpifje që iu është refuzuar pasi janë ende në pritje të përgjigjes.
“Është shpifje. Ne kemi apliku për Britani të Madhe, por nuk kemi asnjë përgjigje pasi merr kohë deri sa të kthehet një përgjigje, kurrkush nuk jep përgjigje brenda ditës”, ka thënë ai.
Shefi i kabinetit të Haradinajt tha se është një procedurë që kalohet për të marr vizë dhe, nuk ka asnjë arsye negative që kryeministrit Haradinaj t’i refuzohet viza.
“Pra, kemi apliku para disa ditësh dhe është një procedurë, andaj nuk kemi marrë ende përgjigje. Normal përgjigjen e presim pozitive, pasi nuk ka asnjë arsye negative mos me marr”, ka thënë Arifi.
Kujtojmë, se ditë më parë është raportuar se kryeministrit i është refuzuar viza për Amerikë, mirëpo një gjë e tillë është mohuar edhe vazhdon të mohohet nga zyra e kryeministrit. /Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...