Delegacioni kosovar në krye me Presidentin e vendit Hashim Thaçi është nisur sot për në Bruksel për takimin e radhës të bisedimeve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.
Klan Kosova është duke përcjellur ekskluzivisht rrugëtimin e tyre ndërsa ka siguruar dhe një fotografi të momentit pak para se avionic të devijonte orientimin në destinacionin e paraparë.
Aty shihen duke biseduar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përballë tij Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe në anën e kundërt të tyre, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendësministri Fatmir Limaj.
Avioni i delegacionit kosovar për shkak të një pakujdesie nga ana e pilotit, ka devijuar rrugën duke hyrë për herë të parë me krerë të lartë shtetërorë në territory të Serbisë.
Ky incident ka përfunduar pa ndonjë telash pasi nga ana e Zëvendëskryeministrit Pacolli është vërejtur në kohë, se territori nuk ngjanë me destinacionin në të cilin ata kanë agjendën e paraparë.
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...