Fluturimi i avionëve ushtarak serb mbi Preshevë gjatë kohës së fundit ka ngjallur frikë te shqiptarët e kësaj ane. Ndonëse, marrëveshja që u lejon atyre të stërvitën është nënshkruar që një vit mes Serbisë dhe NATO-së, ata dje nisën stërvitjen, si provokim dhe demonstrim të forcës.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu në një prononcim për Indeksonline ka thënë se kjo stërvitje ushtarake e tyre është bërë me qëllim për t’i frikësuar banorët shqiptar atje pas zhvillimeve të fundit politike.
“Në këtë periudhë, për çdo vjet forcat e armatosura të Serbisë dhe sigurisë, bëjnë rregullisht stërvitje ushtarake, dhe në kuadër të asaj e kanë futur edhe demonstrimit të forcës dhe prezencën e fluturimit mbi Luginën e Preshevës me qëllim për t’i frikësuar banorët e atyshëm dhe për t’i frikësuar banorët shqiptar që banojnë aty duke demonstruar forcën e tyre”, ka thënë Musliu.
Ai ka shtuar se kjo vjen si kundërpërgjigje për arrestimin e Gjuriqit në Kosovë dhe në pamundësi të një dialogu të mirëfilltë të bashkëpunimit.
“Kjo mund të interpretohet edhe si presion ndaj shqiptarëve dhe kundërpërgjigje kinse e arrestimit të Gjuriqit në Kosovë. Në pamundësi të dialogut apo politikës së mirëfilltë, Serbia ka demonstruar forcën ndaj popullit shqiptar i cili jo pa arsye është shqetësuar dje. Në këtë fluturim marrim pjesë rregullisht edhe një pjesë e forcave ruse, parashutistët që janë të kombinuar me forcat e Serbisë, ku janë të ftuar edhe ushtarakët e Presidentit të Rusisë”, ka shtuar ai. Musliu ka shtuar se Serbia asnjëherë nuk do ndalet së provokuari, porse synimi i saj është veç një ëndërr e pa realizuar. Ai ka bërë një krahasim me ish regjimin komunist të vitit 1981, i cili i ka përdorur aeroplanët gjatë demonstratave në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
“Serbia nuk do të ndalet kurrë se provokuari Republikën e Kosovës, por duke marr parasysh që Kosova është e rreshtuar në bashkëpunim me NATO-n dhe BE-në, mendoj se edhe prezenca e KFOR-it të Bondsteel në Kosovë e bënë të pamundur këtë synim të Serbisë dhe është veç një ëndërr e pa realizuar asnjëherë”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, njohës i këtyre çështjeve, Avni Islami për Indeksonline është shprehur se një veprim i tillë i Serbisë mbi Luginën e Preshevës është presion psikologjik mbi shqiptarët për shkak të ngjarjeve në Veri të Mitrovicës.
“Pas arrestimit të Marko Gjuriqit dhe një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës, kanë ardhur reagime nga krerët me të lartë të shtetit të Serbisë me deklaratat nacionaliste e shoveniste të presidentit serb Vuçiq. Dhe krejt në fund të ditës ata dukeshin jo të orientuar dhe ndërmarrja e një veprimi në emër të ushtrimeve ushtarake në pjesët e banuara me shqiptar do ta përmbledhja se shteti i Serbisë edhe me tutje ushqen dhe ngërthen në veti nacionalizmin e shovenizmit. Këto të gjitha merren si represion psikologjik në raport me shqiptarët e Luginës dhe Medvegjes, duke iu kundërpërgjigjur arrestimit te Marko Gjuriqit, i cili hyri në mënyrë ilegale”, ka thënë Islami.
Për fluturimin e avionëve ushtarak ka reaguar edhe KFOR-i. Kjo forcë përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.
“KFOR është duke e monitoruar situatën dhe fton popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadajestvo 2108’ të planifikuar për nesër”, kanë thënë ata.
Ndërsa, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka ftuar institucionet qendrore që të mos keqpërdorin hapësirat e komunës për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara./Indeksonline/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...