Me maska në fytyrë e me distancë fizike kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka pritur sot në komunë dy ministrat e LDK-së, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Përshëndetja e tyre për dallim nga herat e tjera ishte vetëm nga distanca, shkruan arbresh.info.
Kjo vizitë e ministrave ka ardhur pas dëmeve që Komuna e Istogut ka pësuar nga moti i ligë.
Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit të dy palët do prononcohen para mediave.
Në këtë takim ishte paraparë të vij edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa por arsyet e mungesës së tij nuk dihen./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...