Avdyli tregon se kush janë strukturat e reja në partinë e re të Vjosa Osmanit

00:44 | 10 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për strukturat e reja që do të vijnë në partinë e re të Vjosa Osmanit.

“Pas Vjosa Osmanit do të vijnë themeluesit e LDK’së. Nuk do të thotë që janë vetëm këta. Janë edhe shumë njerëz profesionistë nga Shoqëria Civile, e më së shumti përkrahje kemi nga diaspora”, është shprehur Avdyli.

“Ka edhe nga strukturat e LDK’së që do të vijnë sepse ekziston një dëshirë e madhe të na përkrahin. Kjo për shkak se kontributin e tyre donë të japin për LDK’në, por po e shohin si është gjendja në LDK”, ka thënë Avdyli.

Avdyli gjithashtu tha se ideja për largimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, nga LDK’ja erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

“Ideja për largimin e Vjosa Osmanit unë besoj se kjo është ide e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. E ndihmuar nga ata që shkonin edhe te Grenelli për ta informuar se sa keq janë këta “poshtë”. Bëhet fjalë për Agim Veliun, Skënder Hysenin dhe Agim Veliun”, shtoi Avdyli./expres/

Të ngjashme