Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë për gazetën “Zëri” se kreu i shtetit është duke i tejkaluar kompetencat e presidentit. Ai madje ka thënë se Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit.
“Ky president, që ka ardhur në bazë të një marrëveshjeje për një koalicion, në vend që t’i kryejë detyrat e tij të përcaktuara me Kushtetutë është duke dalë jashtë detyrave të tij shpeshherë. Ky president është politik dhe nuk është i unitetit. Ai ka një protagonizëm të tepruar që po ia kushton shtetit. Këtu e kam fjalën për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe për deportimin e gylenistëve, pasi Thaçi është përgjegjës”, është shprehur Avdyli.
Madje sipas Avdylit, me këto veprime Thaçi e ka dëmtuar imazhin e Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Ky njeri nuk i pranon dështimet, por tenton t’i marrë vetëm meritat për ndonjë sukses edhe nëse nuk është meritë e tij. Çdo ditë e qëndrimit të këtij personi në postin e presidentit i kushton Kosovës. Ai nuk dorëhiqet, por sa më shpejt që shkarkohet ai, aq më mirë do të jetë për vendin. Pasi Kosovës nuk i duhet një president me të cilin nuk takohen burrështetasit e vendeve të fuqishme”, ka thënë Avdyli më tej. /ZERI/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...