Google ADS

Avdyli i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: i pafytyri që iku nga politika akoma po moralizon

19:54 | 23 Qershor 2022
E.H

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-bashkëpartiakut të tij, Isa Mustafa i cili pasditen e së enjtes deklaroi se presidentja Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti janë shkaktarët që ende nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën.

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili”, ka shkruar Avdyli në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas Avdylit, Isa Mustafa hyn në histori si shkatërrues i LDK-së.

“Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion. Derisa Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”, tha Avdyli, shkruan arbresh.info.

Tutje ai shtoi se është emri i Mustafës ai që e dërgoi Kosovën në fund të pusit.

“Prandaj meritë pse Kosova ishte shndërruar në Eldorado ku vidhej në pikë të ditës dhoma e dëshmive, milionat nga thesari, bëheshin keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë që Evropa ti mohoj Kosovës liberalizimin. Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri nga GËRMUESIT më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa”, shtoi tutje Avdyli.

Në fund ai tha se Kosova po bën hapa përpara për të dal nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme