Për sa i përket demarkacionit, Haxhi Avdyli i LDK-së, tha se është bërë anakronizëm.
“U votua nga qeveria e u dërgua në komision, me një raport që ka shprehur shumë dyshime e paqartësi të mëdha. Këtu më pas u krijua huti edhe ma e madhe në opinion, nuk u ka ndihmuar fare as deputetëve të marrin vendim të qartë”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Ka thënë se tani është në duart e kryesisë së Kuvendit.
“Deputetët duhet të marrin vendim sipas bindjeve që i kanë marrë me kohë”, shtoi ai.
Avdyli tha se demarkacioni lidhet madje shumë edhe me liberalizimin e vizave.
“Ramush Haradinaj e ka udhëheq demarkacionin si kauzë të veten dhe e ka vendosë Kosovën e Kuvendin në qorrsokak. Demarkacioni duhet të zgjidhet, Kosova s’duhet të preukopohet”, tha ai.
Por ka thënë se Haradinaj ende nuk e di a duhet a nuk duhet të votohet demarkacioni.
“LDK do ta luajë rolin e vet dhe do të dëgjojë zërin e arsyes dhe qytetarëve”, tha ai.
“Partitë në koalicion të merren vesh a duhet a s’duhet votuar demarkacioni”, shtoi ai.
Ka thënë se lufta politike, ka hapësirë të bëhet në parlament, dhe se LDK-ja, po përcjellë mendimet e qytetarëve e koalicioni që po udhëheq Kosovën, “është pakicë”. Shtoi se kjo “pakicë”, të mos thirren në legjitimitetin e popullit sepse nuk janë përfaqësues të popullit.
Për sa i përket punës së Ramush Haradinajt si kryeministër, ai nuk pati fare fjalë të mira, madje 100 ditshin e parë të punës së tij e quajti skandaloze.
Për punën e Ramush Haradinajt, ai tha se njerëzit e panë “100 ditshin e tij me shumë skandale, vendime sipas tekeve, pa analiza, deklaratat e tij rreth rrogave, rriti paga e numër të zv.ministrave”.
Ai ka thënë se me këto vendime, veç ka tensionuar njerëzit, si për shembull, mësimdhënësit.
“Kryeministra ka e ka me pas gjithmonë. Mos ta konsiderojë vetën të dërguar të Zotit”, tha ai për Haradinajn, duke shtuar se po bën punë me jo seriozitet.
“Ka energji të tepruar e më pas merr vendime të këqija. Zgjatja e kësaj qeverisje vetëm se do të shkaktojë dëme. 100 ditshi ishte i dëmshëm, por 200 ditshi do të jetë edhe më i dëmshëm”, tha ai./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...