Deputeti nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka apeluar për kujdes të shtuar te qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin në rrugët e Serbisë me targa RKS.
Me anë të një postimi në Facebook, Avdyli theksoi se grupet ekstremiste serbe u kanë bërë apel vozitëse serbë me targa RKS që të vendosin shenja dalluese, shkruan Arbresh.info.
“Kujdes: Nëpër rrjetet sociale Serbe, grupet ekstremiste Serbe, të indinjuara që makinat që do hynë në Serbi jam me shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar me të madhe të bëjnë apel që shoferët Kosovar me perkatësi Serbe , të vendosin shenja dalluese në makina e tyre si flamuj, kryqe apo ikona Serbe që të dallohen që janë Serb”, shkroi Avdyli.
Sipas tij, qëllimi i tyre është që t’i sulmojnë veturat me targa RKS.
“Si duket qëllimi i tyre i errët është që ti sulmojnë makinat me targa RKS. Prandaj APELOJ qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin nëpër rrugët e Serbisë me targa RKS, të kenë kujdes të shtuar”, u shpreh ai.
“Të mos ndalohen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të mos ndalin makinat kur ndalohen nga persona civil, dhe të mos ndalin makinat nese sulmohen nga grupe ekstremistësh skaj rrugëve apo ndalesave pranë autostradave. Diçka po ziejnë, psikopatët ekstremist Serb prandaj duhet vëmendje”, shtoi ndër të tjera ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...