Avdullah Hoti viziton sot Rahovecin e Gjilanin

07:38 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër të koalicionit LDK – AKR – Alternativa, Avdullah Hoti mban takim me rreth 100 fermerë të Rahovecit. 

Takimi mbahet në ora 11:00 në Shtëpinë e Verës në Rahovec, shkruan arbresh.info.

Në ora 14:00, Hoti takohet me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri më ç’rast do të bejnë vizitë në Industrinë e Duhanit në Gjilan.

Ndërkaq, po sot në ora 17:00 Avdullah Hoti takohet me kryetarët e degëve të LDK-së në restorantin Orion në Prishtinë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme